Ushqimet për ty!

Speca të kuq: përbëjnë një burim shumë të mirë të vitaminave C, A dhe B6. Gjithashtu janë të pasur me acid folic, fibra dhe antioxidantë të ndryshëm (lycopene). Përmbajnë sasi të vogla Kaliumi.

Lakra: përmban photokimikate të cilat janë të rëndësishme për shëndetin kardiak. Përmban gjithashtu vitamin K, C, B6 acid folik dhe fibra.

Lulelakra: përmban sasi të larta vitaminash C, folate, fibra dhe komponentë që ndihmojnë punën e mëlçisë (tiocianate, glucozinolate)

Hudhra: ndihmon në uljen e kolesterolit dhe redukton inflamacionin.

Qepet: përmbajnë minerale si kromiumi që ndihmojnë në metabolizmin e karbohidrateve, yndyrnave dhe të proteinave. Përmbajnë antioksidantë dhe sasi të vogla Kaliumi.

Mollët: ulin kolesterolin, parandalojnë konstipacionin, mbrojnë kundër sëmundjeve të zemrës dhe ulin riskun e kancerit. Përmbajnë shumë fibra dhe antioksidantë.

Boronicat: përmbajnë antioksidantë, ulin inflamacionin, mbrojnë kundër infeksioneve urinare si dhe sistemin tretës. Përmbajnë vitamin C, magnez dhe fibra.

Luleshtrydhet: përmbajnë antioksidantë, vitamin C dhe fibra ushqimore.

Rrushi i kuq: përmbajnë flavonide të cilat mbrojnë kundër sëmundjeve të zemrës, relaksojnë muskujt e enëve të gjakut duke rritur qarkullimin e gjakut.

E bardha e vezës: është burimi i proteinave dhe aminoacideve esenciale me më pak sasi fosfori dhe kaliumi, se të gjithe burimet e tjera të proteinave.

Vaji i ullirit: përmban antioksidantë të ndryshëm, acide antiinflamatore. Parandalon sëmundjet kardiake dhe kancerin.

Ushqimet që duhet të limitojnë personat me dializë

Mishi, qumështi dhe produktet e tij (djath, kos). Përmbajnë përqindje të larta të kolesterolit, kaliumit, kalciumit dhe fosforit.

Frutat si Portokalli, Kivi, Nektarinat, Kumbulla, Banane, Pjepër, Avokado dhe frutat e thata. Përmbajnë sasi të mëdha kaliumi dhe fosfori.

Bishtajat si fasulet, bizelet. Përmbajnë sasi të mëdha kaliumi, fosfori dhe kalciumi.

Bamjet, peshku, brokoli, soja. Përmbajnë sasi të medha kalciumi.

Spinaqi, salmon, kërpudhat, kungujt. Përmbajnë sasi të medha kaliumi.

Sëmundja Renale Kronike dhe Hemodializa