Makina e dializës, Surdial 55plus
Është një makinë dialize e lehtë për t'u përdorur e cila ka në teknologjinë e saj cilësitë më të avancua -ra të makinave që kryejnë dializë klasike.
Monitori touch-screen mundëson thjeshtësinë e proçedurave për operatorët.
Përparësitë e Surdial 55 plus:
Ka filtër endotoksine Acidi i përqendruar ka hollim/shpërndarje qendrore Faza përgatitore është e shpejtë (8 min) Drenim i shpejtë i kartrixhit të bikarbonatit Kohë të reduktuar dezinfektimi (-40%) Mund të lidhet me rrjet (network) të jashtëm për transferimin e të dhënave Makina ka karakteristikat më poshtë: Të dhënat bazë: Kryen dializë me acetat dhe bikarbonat Është aparaturë e pajisur me rrota Është e pajisur me një pompë Lehtëson punën e operatorëve nëpërmjet monitorit me prekje Ky monitor ka madhësi 10.4”. Mënyrë standby me qëllim ruajtjen e koncentrateve gjatë përgatitjes së makinës për fillimin e punës Historik në lidhje me dezinfektimin e makinës që nga fillimi i punës me këtë makinë deri në amortizimin e saj nëpërmjet LAN të integruar. Gjithashtu ka një memorje prej 110 trajtimesh pra më shumë se 5 javë Vetë testimi automatik për fillimin e dializës kryhet për 8 min Pompë heparine Bën fikje automatike pas përfundimit të dezinfektimit dhe ndezje automatike sipas programimit. Bën Ultrafiltrim volumetrik. Informacion Shtesë: Në dosjen e dokumentave të kësaj proçedure ndodhen edhe çertifikimet ISO dhe CE për këto makina. Specifikime të tjera: Bën Ultrafiltrim Volumetrik Kontroll volumetrik UF Bën ultrafiltrim konstant me 2 gjilpëra, gjithashtu ofron mundësi punimi me një gjilpërë të vetme S/N Shkalla e ultrafiltrimit në këtë makinë është 0, 0.1 – 5000 ml/h (pra përmbush dhe tejkalon kërkesën e ultrafiltrimit me shkallë 50-3000 ml/h). Ka dedektor të ajrit me ultrasound. Bën UF me 2 gjilpëra. Pompa e gjakut Shkalla e pompimit të gjakut ka shpejtësi 30-500mL/min Në këtë makinë bëhet rrjedhje e dializatit 300-700mL/min Rregullator temperature për dializatin nga 32-390 C Ofron përçueshmëri të përgjithshme (profil acetati dhe bikarbonati) 21 UF Pompë heparine Përçueshmëri bikarbonati (profil bikarbonati) Dedektor automatik i ultratingujve për kontrolle ciklike gjatë gjithë proçedurës Pastrimi Bën pastrimin me acid citrik me temperaturë afërsisht 80-86 gradë celcius. Mban historik në lidhje me dezinfektimin. Ka një memorje prej 110 trajtimesh pra më shumë se 5 javë Përveçkësaj këto makina kanë lidhje LAN me serverat ku ruhen të dhënat e çdo trajtimi dhe dezinfektimi të kryer në qendër që nga fillimin i punës. Sistemi i Monitorimit Monitorim Automatik të presionit të gjakut Monitoron dhe shfaq vazhdimisht matjet e Kt/V, reduktimin e uresë në mënyrë që të matet reduktimi i mbeturinave urinare në daljen e dializatit të makinës së dializës. Nëpërmjet LAN dhe një software-i të integruar bëhet i mundur transferimi dhe ruajtja në Server i këtyre të dhënave, pra bëhet i mundur memorizimi i rezultateve të Kt/V jo vetëm për 5 javët e fundit por gjatë gjithë historikut të trajtimit të pacientit. Sistemi i alarmit: Ka një alarm të fuqishëm në mënyrë që të dëgjohet menjëherë nga stafi. Alarmi është i dukshëm në një largësi në më shumë se 2 metra. Të gjithë alarmet e gjakut (dedektor ajri, arteriale, venoze, rrjedhje gjaku, TMP etj) automatikisht ndalojnë pompën e gjakut, bllokojnë linjën venoze dhe ndalojnë ultrafiltrimin, në këtë mënyrë bëhet izolimi i pacientit. Në këto makina identifikohet pacienti dhe parametrat e trajtimit të tij Është e pajisur me bateri back up në raste të shkëputjeve të energjisë elektrike, bateria ka një kohëzgjatje prej 30min. Qendra është gjithashtu e pajisur edhe me UPS e gjenerator për ndërprerjet elektrike. Furnizimi me energji është 230V plus/minus 10% Historik i makinës për 110 veprimet e fundit që janë realizuar. Mundësi integrimin me LAN me Software për dixhitalizimin e kartelave mjekësore Ofron mundësinë e përdorimit të USB.