Rreth Nesh

Hello Casino

Diavita

Diavita shpk është formuar si bashkimi I shoqërive Evita Shpk dhe Spitalit Amerikan të cilët u përzgjodhën fitues në garën e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimit të hemodializës në pesë qendra brënda spitaleve rajonale sipas modeliti të Partneritetit Publik Privat.

Misioni ynë

Misioni ynë është të punojmë me dinjitet konform ligjeve dhe kuadreve rregullatore, në të mirë të pacientëve, qytetarëve, institucioneve private dhe publike dhe në të mirë të Kombit. Ne mbajmë përgjegjësi që të gjithë pacientët tanë të marrin shërbimin më të mirë me produkte me cilësi të lartë.

Qëllimi i projektit

Qëllimi I këtij projekti është dhënia e shërbimit të hemodializës në spitalet rajonale të Vlorës, Elbasanit, Lezhës, Shkodrës, Korçës me anë të modelit të Partneritetit Publik Privat.Qendrat do të jenë të vendosura në brendësi të spitaleve rajonale me qëllim që në përfundimin e periudhës së projektit, investimi dhe eksperienca e akumuluar tu trashëgohet spitaleve rajonale. Objektivi ynë është dhënia e këtij shërbimi në mënyrën më të mirë duke përmirësuar cilësinë e jetesës së pacientëve tanë përmes infrastrukturës, stafit dhe profesionalizmit

Mirë se vini në Diavita!

Klinikat e Hemodializës Diavita përpiqen të ofrojnë një shërbim kujdesi të personalizuar, duke e bërë trajtimin e dializës sa më komfort për pacientët.

Në mënyrë që pacientët e rinj të përhershëm në hemodializë, të marrin trajtimin në qendrat e klinikave Diavita, ju do t’ju nevojiten dokumentet e mëposhtme: