Protokolli i indikacioneve për futjen e një pacienti në hemodializë.
Rastet urgjente
- Hiperkalemia (sidomos me ndryshime EKG, zakonisht K >6.5 mmol/l kur nuk korigjohet me terapi medikamentoze).
- Acidoza e thellë metabolike.
- Mbingarkesa në likide (edema pulmonare).
- Uremia simptomatike me neuropati, perikardit dhe encefalopati.
- Insufiçenca multiorganore, sepsis dhe IRA post-operatore, dializa apo dializa e vazhdueshme (CCRT) duhet të fillohen herët për të minimizuar efektet negative të uremisë si në funksionin kardiak dhe hemoragjitë.
- Helmimet (litium, metanol, etilen glikoli).
- Hipotermia.
- Hiperuricemia.
- Alkaloza metabolike.
Protokolli i kundërindikacioneve për futjen e një pacienti në hemodializë.
- Malinjancat e avancuara (nuk përfshihet mieloma multiple).
- Demenca.
- Ciroza e avancuar me encefalopati në mungesë të transplantit hepatik.
Protokolli i kritereve për futjen në hemodializë të një pacienti me Insufiçiencë Renale.
- GFR (Glomerular filtration rate) apo Klirensi i kreatininës.
- KDOQI (US) rekomandon < 15 ml/min të GFR, ml/min.
- Kreatinina. Fillohet përgatitja për aksesin permanent vaskular tek diabetikët në shifrat 5 mg/dl dhe tek jo diabetikët në 6 mg/dl ndërsa për fillimin e HD në shifrat 6-7 mg/dl tek diabetikët dhe 8-9 mg/dl tek jo diabetikët.
- Simptomatologjia. Lodhja, anoreksia, dispnea, anemia e thellë, pruriti janë shenja të një klirensi të kreatininës < 10 ml/min megjithatë ka variabilitet në pacientë të ndryshëm varur edhe nga mosha dhe sëmundja bazë (diabetiku nuk i toleron fare simptomat).
- Humbja në peshë është dhe një faktor i keq prognostik kështu që është indeks për fillimin e hemodializës. Pavarësisht se avancimi i Sëmundjes Renale Kronike të çon në Insufiçiencë Renale Kronike dhe domosdomërisht në Terapi Renale Zëvendësuese, terapi këto jo vetëm afatgjata për pacientin por dhe me kosto të lartë të buxhetit, qëllimi i strategjive menaxhuese mjekësore është mjekimi në fazat e hershme të sëmundjes për të ngadalësuar ecurinë drejt fazave të avancuara të saj. Proçeset komplekse dhe të shumanshme të sëmundjes kërkojnë ndjekje sistematike. Menaxhimi i mirë i SRK kërkon koordinimin e strategjive antihipertensive dhe antiproteinurike, ndalimit të duhanpirjes, terapive hipolipemiante, menaxhimit të diabetit dhe modifikimeve të tjera të dietës dhe stilit të jetesës. Kjo realizohet më së miri nga përpjekjet e koordinuara të profesionistëve. Të tjera aspekte të menaxhimit të kujdesit kronik janë vetëmenaxhimi nga ana e pacientëve, mbështetja e mjekut, menaxhimi i rastit, objektiva të planifikuara me ekipe multidisiplinore dhe nefrologë, si dhe ekzaminime laboratorike rutinë. Literatura tregon përfitimet e ndjekjes së të sëmurëve me SRK nga nefrologët e klinikave multidisiplinore. Përfitimet përfshijnë shtyrjen e fillimit të terapisë renale zëvendësuese, rritjen e serokonversionit pas vaksinimit kundër hepatitit B, parametra biokimikë të përmirësuar në fillim të hemodializës dhe pakësim i hipertrofisë së ventrikulit të majtë. Në klinikat multidisiplinore, edukimi i pacientit mund të organizohet dhe të ofrohet në mënyrë të përshtatshme. Dobia e edukimit të pacientit është demonstruar kohët e fundit në një studim të rastësishëm të një programi të shkurtër edukativ për pacientët, që çoi në zgjatjen prej 17 muajsh të intervalit para nevojës së terapisë renale zëvendësuese. Nuk ka nevojë që klinikat të shpërndahen në bazë gjeografike. Përdorimi i mënyrave që përfshijnë punonjës të ndryshëm të kujdesit shëndetësor mund të lejojë ofrimin e ngjashëm të kujdesit. Përdorimi i teknologjisë së informacionit është i rëndësishëm në koordinimin e kujdesit ndaj pacientit prej ofruesve të shërbimit.
Çështjet kyçe në ngritjen e qendrave të dializës:
1. Kostoja e lartë e pajisjeve kapitale
2. Jeta e shkurtër e pajisjeve dializë - shtatë vjet në jetën normale të funksionimit të një makine dialize
3. Kërkon infrastrukturë rigoroze të ngritur
4. Mirëmbajtja e rregullt
5. Kostoja e lartë shoqëruar pagës së punonjësve
6. Furnizimi me energji elektrike, prokurimi i furnizimeve shton koston
