Diavita zhvillon trajnimin për menaxhimin e urgjencave mjekësore
02/05/2018
Treatment of Alcohol Abuse & Alcoholism: How To Stop Drinking
13/08/2020

Diaverum shpreh interesin për Koncesionin e Hemodializës në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë shpalli në shtator të 2015 fitues të koncesionit/partneritetit publik privat “Për ofrimin e shërbimit të hemodializës në pesë rrethe: Shkodër, Lezhë, Vlorë, Korçë dhe Elbasan” Kompaninë DiaVita sh.p.k., themeluar si një bashkëpunim midis Spitalit Amerikan sh.a. dhe Kompanisë Evita sh.p.k.

Pas firmosjes së kësaj Kontrate për një afat dhjetëvjeçar, DiaVita sh.p.k. nisi nga ndërtimi i Qendrave të Hemodializës pranë vendbanimeve të pacientëve, rekrutimi dhe trajnimi i stafit mjekësor dhe atij mbështetës.

Aktualisht pranë Qendrave të Hemodializës të menaxhuara nga DiaVita sh.p.k, zotëruese e certifikatës së cilësisë ISO 9001:2015, marrin shërbim afro 380 pacientë, rreth 30% e totalit të pacientëve në vend. DiaVita numëron 120 punonjës si staf mjekësor dhe mbështetës.

Investimi i kryer dhe cilësia e shërbimit ofruar nga DiaVita sh.p.k. ka tërhequr vëmendjen e kompanisë prestigjioze Diaverum, një ndër kompanitë më të mëdha në botë në këtë sektor.

E themeluar në vitin 1991, kompania me qendër në Suedi ka një prezencë në 20 shtete të ndryshme në Evropë, Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi, dhe është e profilizuar vetëm në përkujdesin renal.

Aktualisht 11.000 punonjës të Diaverum International AB përkujdesen për 36.000 pacientë në mbi 360 klinika dialize në mbarë botën.

Pas hyrjes vitin e kaluar në tregun e Maqedonisë së Veriut, Diaverum International AB ka shprehur interesin në blerjen e kutova të Kompanisë Diavita, e cila zotëron 5 qendra hemodialize në Shqipëri, nga 14 që janë gjithsej në vend.