27/03/2017

Qendra e re e hemodializës Elbasan

Nga muaji prill, hemodializa ofrohet në kushte bashkëkohore edhe në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke i dhënë fund kalvarit të pacientëve me insuficiencë renale kronike. Ndonëse reparti i hemodializës në këtë spital ishte hapur prej vitit 2005, në dispozicion të tij ishte vendosur në një dhomë e vogël, ku për shkak të mungesës së aparaturave shërbimi ofrohej në 4 turne deri pas mesnate. Asnjë investim në infrastrukturë, asnjë investim në aparatura e kishin degraduar këtë shërbim. ”Na duhej të shkonim […]
19/10/2016

Qendra e re e hemodializës në Lezhë

Për herë të parë, shërbimi i hemodializës, jetik për këdo që e kanë të nevojshme atë, do të kryhet edhe në Lezhë. Pas Vlorës dhe Shkodrës, shërbimi i hemodializës tani do të shtrihet edhe në Lezhë. Ky shërbim do t’u japë fund vuajtjeve fizike dhe shpirtërore të 42 të sëmurëve me insuficience renale, të cilët ishin të detyruar të udhëtonin 3 herë në javë me familjarë të tyre drejt Shkodrës apo Tiranës. Tani ata do ta marrin shërbimin në Spitalin […]
04/07/2016

Qendër e re e hemodializës në Shkodër

Shërbimi i hemodializës, një proçes jetik për pacientët që duhet ta kryejnë atë, ofrohet tashmë dhe në Shkodër. Qendra e dytë e re e hemodializës në Shkodër hapet pas asaj të Vlorës, për të vijuar edhe në qytete të tjera, duke lehtësuar për qytetarët barrën e shpenzimeve dhe kursyer kohën e udhëtimit dhe mundimin për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë. Qendra e re e hemodializës, investim i partneritetit publik privat ofron një shërbim bashkëkohor, me aparatura dhe teknologji moderne, me […]
13/06/2016

Qendra e re e hemodializës në Vlorë

Për herë të parë, shërbimi i hemodializës do të kryhet edhe në Vlorë, nga ku deri më sot, për të kryer hemodializën, pacientët duhet të udhëtonin tre herë në javë drejt Tiranës, të shoqëruar nga familjarë, për të kryer në spitalin ”Nënë Tereza” ose në Fier, seancat që zgjasin deri në 4 orë dhe me tre turne. Kapacitet e Qendrës së Hemodializës në Vlorë janë të tilla që mundësojnë trajtimin e pacientëve, duke eliminuar turnin e tretë. Kjo qendër është […]