

E pesta në radhë brenda 1 viti për të siguruar këtë shërbim jetik me standarde europiane për të gjithë qytetarët në nevojë.
Sot ata e marrin shërbimin e dializës pranë vendbanimit të tyre, në kushtet më optimale dhe FALAS, duke u çliruar më në fund prej kalvarit 25 vjeçar të vuajtjeve fizike dhe shpirtërore, por edhe shpenzimeve marramendëse, pasi ishin të detyruar të udhëtonin së bashku me familjarë të tyre drejt Tiranës 3 herë në javë dhe për të pritur me turne.
Ky transformim i paimagjinueshëm vetëm brenda 1 viti më parë u bë i mundur vetëm falë modelit tonë të ri të partneritetit publik-privat.