Në qendrat Diavita trajtojmë çdo ditë pacientë në gjendje të komplikuar shëndetësore. Dedikimi që tregojmë me punën tonë i jep atyre qetësinë e nevojshme për një trajtim sa më të suksesshëm. Ne vlerësojmë mjekët/et dhe infermierët/et, të cilët besojnë në punën e palodhur për një qëllim të lartë. Ata/ato nuk frikësohen nga përgjegjësia, sepse e shikojnë karrierën e tyre dhe arritjen e qëllimeve të larta si një dhe të vetëm dhe punojnë në grup për të bashkuar fuqitë – në emër të shëndetit.