Në bazë të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë nr. 328, dt 01.08.2016 “Për ofrimin e shërbimit të dializës për shtetasit shqiptar me banim jashtë vendit dhe shtetasit e huaj, që vijnë me qëndrim të përkohshëm në Shqipëri”, me qëllim trajtimin e pacientëve të cilët vuajnë me SRK dhe trajtohen me dializë, japim informacionin e mëposhtëm:
Shtetasit Shqiptarë me baninm jashtë vendit
Shtetasit jo-shqiptar
- Të sëmurët e sipërcituar ose familjarët e tyre, për trajtimin me hemodializë duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Shërbimeve Spitalore, të FSDKSH, duke paraqitur kërkesën për trajtim të të sëmurit, dokument identiteti, kartë shëndeti, si dhe dokument (të përkthyer në gjuhën shqipe dhe noterizuar) që vërteton sëmundjen dhe trajtimin me dializë të tij, lëshuar nga qendra e dializës e vendit ku banon.
- Për shtetasit shqiptarë me banim jashtë vendit, për periudhën e qëndrimit në Shqipëri, shërbimi i dializës do të ofrohet falas.
- Për shtetasit e huaj që vijnë me qëndrim të përkohshëm, shërbimi dializës do të ofrohet kundrejt pagesë/seancë, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Pagesa do të kryhet pranë Drejtorisë Rajonale të FSDKSH, e cila mbulon qendrën e dializës, ku të sëmurit i ofrohet shërbimi.
Shtetasit Shqiptarë me baninm jashtë vendit
Shtetasit jo-shqiptar
Për informacion më të detajuar mund të kontaktoni në nr:
- Qendra Hemodializës Vlorë
Jerina Pazaj, cel: 067 60 41 270 - Qendra Hemodializës Shkodër
Rovena Cemi, cel: 067 60 41 269 - Qendra Hemodializës Lezhë
Bledar Haxhia, cel: 067 60 41 268 - Qendra Hemodializës Elbasan
Elona Salla, cel: 067 60 50 508 - Qendra Hemodializës Korçë
Fedora Fili, cel: 067 60 50 509
Këshilla për Pacientët
Këshillimi i pacientëve me hemodializë
1Informacion mbi funksionimin normal të veshkave
Veshka është një organ që ka si funksion të largojë ujin dhe mbetjet e tepërta nga organizmi. Ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut, në mbajtjen në ekuilibër të elektroliteve, në metabolizmin e kockave, prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut si dhe ndihmon në rritjen normale të fëmijëve. Sëmundja Renale Kronike ndodh kur veshkat nuk janë në gjendje të largojnë toksinat dhe mbetjet e tepërta nga gjaku dhe të kryejë funksionin e tyre normalisht. Kjo mund të ndodhë në mënyrë të menjëhershme ose ngadalë me kalimin e viteve.
2Simptomat e Sëmundjes Renale Kronike
- Ndryshim të zakoneve të urinimit - shpeshtësia, ngjyra, sasia, prania ose jo e dhimbjes.
- Enjtja e këmbëve, kyçeve, duarve apo fytyrës - uji nuk largohet nga trupi dhe qëndron në inde.
- Lodhje, dobësi - retensioni i toksinave dhe anemia japin të tilla shqetësime.
- Shkurtim i frymëmarrjes - grumbullimi i lëngjeve në mushkëri.
- Shije amoniaku apo metali në gojë - grumbullimi i toksinave jep ndryshime në frymëmarrje dhe ndryshim të shijes.
- Dhimbje shpine dhe të ijeve.
- Kruarje - grumbullimi i toksinave shkakton kruajtje të trupit, veçanerisht të këmbëve.
- Humbje të oreksit.
- Nauze, të vjella.
- Episode hypoglicemie në rastet me diabet.
3Shkaqet e Sëmundjes Renale Kronike
- Diabeti i pa stabilizuar përbën rreth 44% të rasteve.
- Hipertensioni arterial përbën rreth 22%.
- Inflamacionet renale në përgjithësi dhe Glomerulonefritet në veçanti.
- Sëmundjet gjenetike ku mbizotëron, policistoza renale.
- Sëmundjet autoimmune.
- Defektet e lindura.
4Rëndësia e dietës në Hemodializë
Në mënyrë që trajtimi me hemodializë të funksionojë sa më mirë dhe që të shmangen komplikacionet shëndetsore të lidhura me sëmundjet renale duhet që pacientet të ndjekin një dietë të përcaktuar ushqimore, të cilën e përcakton një dietolog. Një dietë e balancuar ndihmon që pacienti të marrë sasinë e duhur të lëndëve ushqyese për të patur një organizëm të fortë, duke bërë që sasia e Kaliumit, Fosforit dhe Natriumit të menaxhohen sa më mirë.
- Kaliumi fitrohet gjatë dializës. Por kur ushqyerja nuk është e kontrolluar mund të grumbullohet në sasi të mëdha në trup, duke bërë të pamundur filtrimin e plotë. Kështu jep dobësi muskulare dhe arrest kardiak. Për këtë arsye nuk duhet të konsumohen ushqimet që përmbajnë shumë kalium.
- Fosfori është më e vështirë që të filtrohet nga dializa, prandaj duhet që të limitohet marrja e tij nëpërmjet ushqimeve. Nivelet e larta të të cilit japin probleme të kockave, probleme të zemrës, dhimbje të kyçeve, kruarje deri në ulçera të lëkurës.
- Natriumi shkakton mbajtje të ujit në organizëm dhe rrit tensionin e gjakut. Marrja e sasive më të vogla të natriumit dhe pirja e sa më pak lëngjeve mban të stabilizuar tensionin arterial dhe peshen e pacientit. Kjo bën të mundur qe pacientët të ndihen më mirë para dhe pas seancës së dializës dhe të kenë sa më pak komplikacione.
5Ushqimet që rekomandohen për pacientët me Hemodializë
- Speca të kuq
Specat e kuq përbëjnë një burim shumë të mirë të vitaminave C, A dhe B6. Gjithashtu janë të pasur me acid folic, fibra dhe antioksidantë të ndryshëm (lycopene). Përmbajnë sasi të vogla Kaliumi. - Lakra
Përmbajnë phitokimikate të cilat janë të rëndësishme për shëndetin kardiak. Përmbajnë gjithashtu vitamin K, C, B6 acid folik dhe fibra. - Lulelakra
Përmban sasi të larta vitaminash C, folate, fibra dhe komponentë që ndihmojnë punën e mëlçisë (tiocianate, glucozinolate) - Hudhra
Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe redukton inflamacionin. - Qepët
Përmbajnë minerale si kromiumi që ndihmojnë në metabolizmin e karbohidrateve, yndyrnave dhe të proteinave. Përmbajnë antioksidantë dhe sasi të vogla Kaliumi. - Mollët
Ulin kolesterolin,parandalojnë konstipacionin, mbrojnë kundër sëmundjeve të zemres dhe ulin riskun e kancerit. Përmbajnë shumë fibra dhe antioksidantë. - Boronicat
Përmbajnë antioksidantë, ulin inflamacionin, mbrojnë kundër infeksioneve urinare si dhe sistemin tretës. Përmbajnë vitaminë C, magnez dhe fibra. - Luleshtrydhet
Përmbajnë antioksidantë, vitamin C dhe fibra ushqimore. - Rrushi i kuq
Përmbajnë flavonide të cilat mbrojnë kundër sëmundjeve të zemrës, relaksojnë muskujt e enëve të gjakut duke rritur qarkullimin e gjakut. - E bardha e vezës
Është burimi I proteinave dhe aminoacideve esenciale me më pak sasi fosfori dhe kaliumi, se të gjithe burimet e tjera të proteinave. - Vaji i ullirit
Përmban antioksidantë të ndryshëm, acide anti inflamatorë. Parandalon sëmundjet kardiake dhe kancerin.
6Ushqimet që duhet të limitojnë personat me dializë
- Qumështi dhe produktet e tij (djathë, kos).
Përmbajnë përqindje të larta të kaliumit, kalçiumit dhe fosforit. - Frutat si Portokalli, Kivi, Nektarinat, Kumbulla, Banane, Pjeper, Avocado dhe frutat e thata.
Përmbajnë sasi të mëdha kaliumi dhe fosfori. - Bishtajat si fasulet, bizelet
Përmbajnë sasi të medha kaliumi, fosfori dhe kalçiumi. - Bamjet, peshku, brokoli, soja.
Përmbajnë sasi të mëdha kalçiumi. - Spinaqi, salmon, kërpudhat, kungujt
Përmbajnë sasi të medha kaliumi.
7Këshilla mbi peshën
Pacientët që i nënshtrohen mjekimit me Hemodializë nuk duhet të shtojnë më shumë se 3 deri në 4 kg nga pesha e thatë.
Të sëmurët duhet domosdoshmërisht të bëjnë dializë 3 herë në javë. Kohëzgjatja e një seancë nuk duhet të jetë më pak se 4 orë, sipas Guideline-eve dhe normave Europiane si dhe miratuar me Urdhrin e Ministrit të Shëndëtësisë Nr. 258, datë 17.06.2014.
Të sëmurët duhet domosdoshmërisht të bëjnë dializë 3 herë në javë. Kohëzgjatja e një seancë nuk duhet të jetë më pak se 4 orë, sipas Guideline-eve dhe normave Europiane si dhe miratuar me Urdhrin e Ministrit të Shëndëtësisë Nr. 258, datë 17.06.2014.