Qendër e re e hemodializës në Shkodër
04/07/2016

Qendra e re e hemodializës në Vlorë

Për herë të parë, shërbimi i hemodializës do të kryhet edhe në Vlorë, nga ku deri më sot, për të kryer hemodializën, pacientët duhet të udhëtonin tre herë në javë drejt Tiranës, të shoqëruar nga familjarë, për të kryer në spitalin ”Nënë Tereza” ose në Fier, seancat që zgjasin deri në 4 orë dhe me tre turne.

Kapacitet e Qendrës së Hemodializës në Vlorë janë të tilla që mundësojnë trajtimin e pacientëve, duke eliminuar turnin e tretë. Kjo qendër është ndër 5 qendrat që hapen në vend gjatë këtij viti, çka do të ulë ndjeshëm edhe shpenzimet e transportit që paguheshin nga spitali për këta pacientë. Shkurtim kohe për pacientin e familjarët. Edhe shpërndarja e barnave me listën e re të rimbursimit do t’i marrin në këtë qendër dhe nuk është më e nevojshme të shkojnë në Tiranë. Është e para në 5 pikat që do hapim këtë vit.

Kjo qendër i vjen në ndihmë edhe të gjithë atyre pushuesve që e kanë të domosdoshme këtë shërbim, të cilin mund ta kryejnë edhe gjatë periudhës së pushimeve të sezonit veror. Qendrën e re të Hemodializës Diavita e vizitoi Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, kryetari i Bashkisë së Vlorës dhe deputetë.