Qendra e Hemodializës Elbasan

Hello Casino
Shërbimi i hemodializës ka qenë ekzistent në Spitalin Rajonal të Elbasanit, por me kapacitet të cunguar, ku pacientët kryenin seancat në katër turne deri pas mesnate, jashtë standardeve, ku si mungesë e investimit në pajisje, ishin infektuar me hepatit viral dhjetëra pacientë. Rreth 20 pacientë e merrnin këtë shërbim në Durrës ose në Tiranë.

Pavioni i Hemodializës u vendos pas rehabilitimit të një kati të braktisur të godinës së pediatrisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Shërbimi i parë u dha me datë 27 mars 2017.

Aktualisht marrin shërbimin e dializës 111 pacientë nga Elbasani, Librazhdi, Cërriku, Gramshi, Peqin, Prrenjas, në 29 aparatura/ shtretër. Në këtë qendër shërben një staf mjekësor dhe ndihmës prej 26 persona.

Qendra e Hemodializës Diavita Elbasan