Qendra e re e hemodializës Korçë
28/04/2017
Diavita zhvillon trajnimin për menaxhimin e urgjencave mjekësore
02/05/2018

Shërbimi i Hemodializës sipas Projektit PPP

Ministria e Shëndetësisë shpalli fitues të koncesionit/ partneritetit publik privat “Për ofrimin e shërbimit të hemodializës në pesë rrethe: Shkodër, Lezhë, Vlorë, Korçë dhe Elbasan” në shtator të 2015 Kompaninë Diavita sh.p.k., themeluar si një bashkëpunim midis Spitalit Amerikan dhe Kompanisë Evita sh.p.k.

  1.  Në këtë rast Qeveria zhvillon rolin si rregullator duke siguruar përmes ofruesit kujdesin shëndetësor cilësor dhe transparent për qytetarët e saj.
  2. Ky tender do të ofrojë përsosmëri në modelin e shërbimit, do të sjellë efikasitet në sektorin privat dhe uljen e kostos së ofrimit të shërbimeve për buxhetin e shtetit.
  3. Parteneriteti Publik Privat në shërbimin e dializës, është një model i krijuar në të gjithë shtetet dhe nga shembujt e shumtë për t’u matur ka rezultuar shumë efektiv.
  4. Vonesat në dhënien e këtij shërbimi deri më tani kanë qënë një problem pasi për ngritjen e infrastrukturës shëndetësore duhet kohë e gjatë projektim/tenderimi dhe buxhet i cili më vonë çon këta pacientë në probleme të mëdha dhe të pa-rikuperueshme. Ndërkohë që për operatorët privatë koha për vendim-marrje dhe ngritje infrastrukture është shumë e shkurtër.

Spitali Rajonal i Shkodrës dhe i Elbasanit e jepnin më parë këtë shërbim në ambiente shumë larg parametrave minimalë të nevojshëm, me pajisje mjekësore të amortizuara, me kapacitete të pamjaftueshme dhe larg standardeve minimale. Sot, në kuadër të këtij projekti konçesionar, qendrat e Hemodializës të Elbasanit dhe Shkodrës janë ndërtuar në ambiente të reja sipas standarteve më të larta. Spitali Rajonal i Vlorës, i Korçës dhe i Lezhës nuk e kanë dhënë asnjëherë këtë shërbim më parë. Përtej ofrimit të shërbimit në tërësi, ndryshimin e cilësisë së këtij shërbimi dhe ndryshimin në cilësinë e jetës së pacientëve e dëshmojnë vetë të 300 pacientët tanë dhe mijëra familjarë të tyre.